Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se është shumë i kënaqur me performancën e ekipit të tij, megjithatë jo edhe me rezultatin.

Ekipi i tij pësoi humbje prej 3 me 0 në Camp Nou nga Barcelona, me golat e shënuar nga Suarez dhe dy herë shënoi Leo Messit.

“Futbolli është kështu. Nuk merrni grada, vetëm rezultate të vështira. Gjithçka ka të bëjë në shënimin e golave. Performanca ishte shumë e mirë, djemtë luajtën një super ndeshje”, është shprehur Klopp, që shtoi se, “kundër një ekipi si Barcelona disa momente janë të mjaftueshme për t’i dhënë mundësi të mira. Jam shumë i lumtur me performancën, por jo shumë i lumtur me rezultatin, por duhet ta pranojmë këtë”.