West Bromi

Klopp: West Bromi e meritoi barazimin, edhe pse luajti me skemë 6-4-0

Trajneri i Liverpooli, Jurgen Klopp, e ka pranuar se West Bromi e meritoi plotësisht barazimin 1:1 kundër skuadrës së tij në ndeshjen e Premierligës në Anfield të dielën.

Të kuqtë e mbizotëruan pjesën e parë dhe kaluan në epërsi falë një goli nga Sadio Mane.

Derisa po e kërkonin golin e dytë dhe të qetësisë, djelmoshat e Klopp u tronditën kur Semi Ajayi e barazoi rezultatin për vizitorët.

Klopp mbeti i habitur nga skema e Sam Allerdyce, duke thënë për Sky Sport: “Nuk mendoj se dikush pret që një ekip të luajë siç luajti West Bromi në pjesën e parë, me formacion 6-4-0, apo si do që ishte.”

“Në pjesën e dytë nuk e bëmë të njëjtën gjë. Ata i bënë tri kundërsulme dhe patën shumë goditje nga këndi.”

“West Bromi e meritoi një pikë sonte sepse ne nuk i dhamë fund ndeshjes. Ishte e vështirë të krijonim ndaj tyre”, shtoi ai.