Klopp tregon se nuk dëshiroi ta largonte Coutinhon

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se asnjëherë nuk ka dashur ta shesë sulmuesin Philippe Coutinho.

Ish anëtari i Barcelonës javën e kaluar është huazuar te Bayerni me mundësi blerje në sezonin e ardhshëm për 120 milionë euro.

Klopp e ka pranuar që nuk ishte dëshira e tij për të shitur brazilianin.

“Coutinho është një lojtar me nivel të lartë. E kisha në Liverpool dhe nuk do ta shisja, nëse nuk do të më forconin. Oferta ishte e shumë e madhe, nuk mundëm ta mbajmë në klub”, deklaroi ai.

loading…