Klopp tregon që u ndje keq për eliminimin e Manchester Cityt

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se ishte ndierë keq për Manchester Cityn për shkak të mënyrës dramatike që u eliminuan nga Liga e Kampionëve, mirëpo e ka përgëzuar Tottenhamin për arritjen në gjysmëfinale.

“Është e pabesueshme. U ndjeva shumë keq për ta. E di që disa njerëz thanë se pa VAR do të kishte qenë gol i qartë, por ne jemi ende duke diskutuar për këtë gjë”, ka thënë Klopp.

“Ishte në pozitë jashtë loje në atë moment, por ishte vendim i vështirë për t’u marrë. Por, komplimente për Tottenhamin”.

“Kam thënë edhe në fillim të sezonit se ata e kanë pasur një verë të vështirë, jo pse nuk patën mundësi ta transferojnë askënd, por sepse i patën vetëm dy javë pushim”.

“T’i shënosh tri gola kundër Manchester Cityt… natyrisht që e merituan kualifikimin. Nuk kam ide nëse kjo gjë do të ndikojë në ligë. Do ta shohim”, deklaroi Klopp.