Gjithçka më duket sikur disa nga vendimet e mrekullueshme të UEFA-s dhe FIFA-s u morën pa pyetur askënd, por unë nuk mendoj se është diskutuar seriozisht për këtë, ka thënë trajneri i Liverpoolit.
Ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar për një garë të re ndërkombëtare të futbollit sipas planeve të FIFA-s dhe UEFA-s, Jurgen Klopp formimin e Superligës e komentoi me dozën e sarkazmit.
“Përparësia më e madhe do të ishte ndarja e përbashkët e fitimeve pa ndërhyrë UEFA, e cila merr një pjesë të madhe të tortës ose e ndan atë sipas vlerësimit të saj dhe me vazhdimisht kërcënon lojën e drejtë”, tha ai.
Klopp kritikoi dy shtëpitë ndërkombëtare të futbollit për ndryshim të papritur të formatit të garave, me qëllim të futjes të sa më shumë kalendarëve dhe duke rritur kështu fitimet e tyre nga sponsorët.
“Duket sikur ne do të luanim më pak ndeshje dhe do të kemi një fitim më të madh. Kjo tingëllon shumë mirë, por unë nuk besoj se kemi nevojë për një Superligë, të paktën jo në këtë kohë. Nuk jam i sigurt se dikush ka argumentuar seriozisht në lidhje me këtë. E gjithë kjo më duket sikur disa nga vendimet e mrekullueshme të UEFA-s dhe FIFA-s që duhet të hyjnë në fuqi pa pyetur askënd, dhe më pas duhet të thuash:” Oh, mirë, ne kemi 20 ndeshje më shumë, por jo më shumë para”, ka thënë ai.
Sipas dokumenteve të Der Spiegel, 16 klube mund të formojnë një garë të re në futboll dhe 11 themelues do të mbrohen nga rënia. Sipas një raporti të botuar nga revista gjermane, 11 klube evropiane skicuan një plan për ‘të shuar’ Ligën e Kampionëve dhe ta zëvendësojnë atë me Superligën evropiane. Thashethemet në lidhje me Superligën kanë qenë më herët, me historinë se klubet më të famshme të kontinentit të vjetër mund të ndaheshin dhe të formonin garën e tyre. Rrëfime të tilla dyshohet se e detyruan UEFA-n t’i hapë rrugë klubeve të pasura dhe t’u jepte atyre një tortë më të madhe financiare në Ligën e Kampionëve për t’i mbajtur në garë. Megjithatë, sipas Der Spiegel, bazuar në dokumentet e marra nga Football Leaks, liga e re do të ishte e pavarur nga UEFA. Ajo do të kishte 16 klube me një fazë të vendosjes në grup dhe raundet eliminatore, dhe ajo do të fillonte në vitin 2021.







