Trajneri Liverpoolit

Klopp “qëndron në tokë”: Lidershipi nuk është asgjë

Paraqitja e Liverpool kundër Arsenal ka bërë të gjithë të mendojnë se dilema për titullin në Angli po merr fund.

“The Reds” kanë shkatërruar “Gunners” duke i mposhtur me rezultatin 5:1, duke gëzuar kështu të pranishmit në “Anfield”.

Me këtë fitore, Liverpool e mbylli vitin 2018 në krye të tabelës, me 9 (eventualisht 7-të në rast se City shënon fitore) larg vendit të dytë.

Megjithatë, trajneri i skuadrës, Jurgen Klopp ka insistuar se kjo nuk është asgjë, duke thënë se nuk po sheh buzëqeshje tek asnjëri.

“Nuk jam nga personat më të zgjuar në botë, por nuk jam një idiot. Jo gjithmonë, të paktën” ka thënë fillimisht Klopp, transmeton lajmi.net.

“Kjo nuk do të thotë asgjë (lidershipi). Nuk ka fare rëndësi sa pikë diferencë ka kur është ende dhjetori” ka thënë tutje gjermani.

“Nëse mendoni se festa ka filluar më herët, ju them se unë nuk pash asnjë buzëqeshje në dhomat e zhveshjes” ka thënë ndër të tjerash Klopp.

Duket se gjermani po arrin që mjaft mirë të mbajë skuadrën larg entuziazmit dhe të vazhdojë me punën