Liverpool ka barazuar 1-1 ndaj West Hamit dhe Jurgen Klopp nuk ka qenë i kënaqur.
Kjo u duk në fund të sfidës, dhe për mikrofonat e BBC, ai shprehet:
“Ishte një ndeshje e vështirë. Mesa shoh goli ynë ishte pozicion jashtë loje dhe mbase gjyqtari e dinte këtë gjë në pjesën e dytë. Është një pikë e merituar për të dyja skuadrat. Mbase të gjitha raportet janë shkruar pa nevojën për të folur unë.
Vuajtëm në goditjet standarde. Kishim ulje-ngritje. Në fund kishim mundësinë të fitonim, por nuk e shfrytëzuam rastin.
Kemi humbur topin në momente të ndryshme. Ata luajnë shumë thellë në prapavijë dhe ne duhet të krijojmë më tepër.”







