Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka kundërshtuar lajmet për kthimin e mundshëm të brazilianit Philippe Coutinho në Liverpool, vetëm një vit pasi ky i fundit e la skuadrën e Kloppit për t’u transferuar në Barcelonë.

Ylli braziliani e kompletoi largimin e tij nga Anfield në janar të vitit 2018. Megjithatë, përkundër që karrierën në Camp Nou e filloi mjaft mirë, duke e fituar titullin e La Ligës dhe Kupës së Mbretit, Coutinho nuk ka arritur ta zë një vend në formacion të parë.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, duket se nuk i beson mjaftueshëm Coutinhos për t’i dhënë atij më shumë mundësi për ta dëshmuar veten. Pozita në të cilën luante Coutinho, tani i besohet Ousmane Dembeles.

Përderisa ai ka luajtur edhe në Ligën e Kampionëve, edhe në Kupën e Mbretit, Coutinho ishte titullar për Barcelonën në ndeshjen e fundjavës së kaluar, kundër Eibarit, për herë të parë 1ë nga 2 dhjetori i vitit të kaluar.

Spekulimet për një transferim të mundshëm në Manchester Unitedit janë intensifikuar, megjithatë është përfolur edhe për një kthim të mundshëm të tij në Liverpoolit. Por, Klopp e ka mohuar mundësinë që braziliani të kthehet te ish-klubi i tij.

“Kjo është diçka për të cilën nuk dua të flas. Nuk është një transferim i mundshëm. Nuk kam asgjë për të thënë. Çfarëdo që të them do të hap më shumë spekulime, edhe pse nuk ka asgjë për t’u spekuluar”, ka thënë Klopp.

“Phil është në Barcelonë dhe unë besoj se ai përshtatet shumë mirë me skuadrën e tij atje. Gjithçka është duke shkuar në rregull”.