Klopp për Salahun: “Nëse një lojtar dëshiron të largohet, s’mund ta ndalim”

Jurgen Klopp ka deklaruar se nuk do të ndalohet asnjë lojtar nëse dëshiron të largohet nga Liverpooli.

Mohamed Salah nuk e përjashtoi ditë më parë që ta veshë një ditë fanellën e Real Madridit ose Barcelonës dhe kjo tashmë ka rritur spekulimet për një largim të mundshëm nga Anfield.

“Bëjmë ndryshime dhe sjellim lojtarë të rinj dhe nëse dikush dëshiron të largohet, nuk mund ta ndalojmë. Vetëm se nuk do ta kuptoja përse dëshiron të largohet”, u shpreh Klopp.

“Kur Mo iu përgjigj pyetjes ishte sepse këto klube (Reali dhe Barça), mund të jenë të interesuara dhe natyrisht nuk i përjashtoi ato”.

“Imagjinoni, nëse pyesni çdo lojtarë në botë që nuk luan për Barcelonën dhe Real Madridin; ‘mund ta imagjinoni veten duke luajtur për ta?’, dhe ata thonë ‘Jo, Spanja është m**!’. Pse do ta thoshte këtë?”.