Jurgen Klopp ka dhënë indikacione se ai nuk do të kërkojë askënd gjatë afatit të janarit për të zgjidhur problemet në mbrojtjen e Liverpoolit.

Trent Alexander-Arnold dhe Joe Gomez janë të lënduar, duke lënë “The Reds” me pak opsione për krahun e djathtë të mbrotjes.

Rafael Camacho ka debutuar në Premier Ligë në fitoren 4-2 të Crystal Palace dhe Klopp duket i kënaqur me paraqitjen e 18 vjeçarit.

“Mund të imagjinoj çfarë do të mendojnë njerëzit për këtë situatë por ju duhet të bëni vendime të momentin kur ato vendime tashmë janë në tavolinë”, tha gjermani.

“Kjo është arsyeja pse Clyne nuk është me ne më”.

“Në një moment, ne kemi opsione të mjaftueshme por tani nuk kemi. Kjo do të jetë edhe në ndeshjen tonë të radhës”.

“Me thuani emrin e një lojtari i cili mund të luaj si mbrojtës i djathtë dhe në pozita të tjera që është më i mirë se lojtari i jonë, Rafa”, ka thënë Klopp.