Trajneri Liverpool

Klopp merr një lajm të mirë për Oxlade-Chamberlain

Mesfushori i Anglisë ka filluar që të stërvitet në fushë gjatë kësaj jave dhe më parë se sa është menduar, derisa vitin e kaluar pësoi një lëndim të rëndë

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp ka thënë sot se ai është optimist se Alex Oxlade-Chamberlaion do të kthehet nga lëndimi para se të përfundojë sezoni.

25 vjeçari nuk ka luajtur prej që i është nënshkruar një operimi te ligamenteve të gjurit, lëndim që e pësoi kundër Romës në prill në Ligën e Kampionëve.

“Lajmi më i mirë”, tha Kloppp në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Arsenalit të shtunën. “Ai ka filluar të vrapon në fushë dhe duket se është normal në stërvitje tani për tani”.

“Ndonjëherë disa lojtarë kthehen duke çaluar nga lëndimet, por në hapin e parë të tij Ox dukej ai Ox mi dikurshëm. Nuk kishte reagime, e cila gjë është shumë mirë”.

“Nuk do të bëjmë presion në të, por duket se ai do të kthehet në stërvitje normale gjatë shkurtit, në fund të shkurtit apo në fillim të majit ku do të jetë gati për ndonjë ndeshje në këtë periudhë të vitit”.