Efektiviteti i ulët

Klopp mendon se përmirësimi në mbrojtje i ka ndikuar sulmit

Sipas trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp pëmirësimi në aspektin defensiv i ka ndikuar sulmit të humb efektivitin.

Liverpooli nuk di për humbje këtë sezon por ka mbetur larg performancës së treguar në sulm gjatë edicionit të kaluar.

“The Reds” kanë shënuar 15 gola në Premier League, sulmi i 5-të më i mirë ndërsa kanë mbrojtjen më të mirë së bashku me Manchester Cityn me 3 gola të pësuar.

Klopp beson se kjo statistikë i ka pasur efektet e veta derisa mendon se Liverpooli krijon shumë mundësi.

“Ne duam të jemi më të fortë në mbrojtje por kjo nuk do të thotë se e kemi lënë anash aspektin ofensiv. Është një periudhë normale adaptimi, duhet të mësohemi t’i mbyllim këto hapësira. Kur foksuoheni në diçka tjetër më shumë, e humbni efektivitetin në tjetrën gjë. Por ne kemi krijuar shumë mundësi vetëm se nuk i kemi konkretizuar, jam në rregull me këtë”, tha Klopp.

Liverpooli udhëton sot drejt Huddersfieldit, ndërsa ka rikuperuar për këtë ndeshje Salahun, Van Dijk dhe Milnerin, ndërsa në dyshim mbetet prezenca e Manes në anën tjetër është konfirmuar mungesa e Naby Keitas.