Trajneri gjerman

Klopp mbron Salahun: Nuk duhet derdhur gjak për një penallti

Trajneri gjerman i ka dalë në mbrojtje lojtarit të tij Mohamed Salah.

Liverpooli e mbylli vitin 2018 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke “shkatërruar” Arsenalin me rezultatin 5-1. Skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp kryeson kampionatin me shtatë pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë dhe ky është viti i duhur për të rikthyer titullin në qytet, aty ku mungon që nga viti i largët 1990.

Në fund të ndeshjes pati momente tensioni midis mbrojtësit Sokratis të “Topçinjve” dhe sulmuesit Salah.Greku akuzonte egjiptianin për simulim në penalltinë e golit të pestë për vendasit, ndërsa holandezi Van Dijk ndërhyri në mbrojtje të shokut të tij të skuadrës.

“Nuk mendoj se është e nevojshme të shohim gjak në fushë për të akorduar një penallti dhe për të thënë që ishte penallti”.

“Kontakt kishte, Salah nuk është një lojtar që simulon dhe as ne nuk jemi. Gjyqtari vendosi për penallti, kështu që ishte. Në tre vite e gjysmë kemi patur më shumë penallti të pa dhëna sesa të dhëna”, sqaron trajneri gjerman i Liverpoolit