Roberto Firmino ka shënuar vetëm 5 gola këtë sezon në të gjitha garat për Liverpoolin, por trajneri Jurgen Klopp i ka dalur në mbrojtje sulmuesit brazilian duke thënë se kontributi i tij është më shumë se vetëm golat.

Firmino shënoi në ndeshjen e fundjavës ndaj Watfordit, meqë rast ishte goli i parë që nga mesi i shtatorit, derisa ish anëtari i Hoffenhemit është duke u aktivizuar në një rol tjetër në krahasim me atë të sezonit të kaluar.

“Gjithçka varet në atë se çfarë dëshironi të shihni, çfarë prisni dhe me çka e krahasoni. Në
ndeshjen ndaj Fulhamit, ishin të pranishëm 20 trajnerë gjermanë dhe kur u ndala të bisedoja me ta, të gjithë thanë ‘çfarë lojtari është Firmino’. Ai punon shumë, Firmino ka vetëm 5 gola por hapësirat që i krijon për bashkëlojtarët janë të mëdha. Ai nuk ankohet asnjëherë te unë duke thënë se ‘a mund të luajë në pozicionin tim të vjetër, për shkak se njerëzit janë duke shkruar për mua’. Kjo gjë e bën Firminon jashtëzakonisht të vlefshëm për ne”, theksoi Klopp.

Liverpooli ndodhet në vendin e dytë në Premier League me dy pikë më pak se Manchester City, kurse të dyja skuadrat janë ende të pamposhtura në Premier League edhe pas 13 javëve të zhvilluara.