Klopp mbështet Keitan të bëhet futbollist i rëndësishëm për Liverpoolin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp i ka ofruar mbështetjen e tij mesfushorit Naby Keita në mënyrë që reprezentuesi i Guineasë të bëhet pjesë e rëndësishme e “The Reds”.

23 vjeçari iu bashkua Liverpoolit qershorin e kaluar nga Leipzigu por që nga ajo koha ka arritur t’i bëjë vetëm 6 paraqitje, shpeshherë i kufizuar edhe nga lëndimet.

“Keita nuk ka qenë mesatar prej ditës që ka ardhur, situata ndryshoi pasi që u lëndua por starti ka qenë i mrekullueshëm. Në të ardhmen ai do të jetë futbollist shumë i rëndësishëm për Liverpoolin dhe tashmë veçse ka filluar të jetë i tillë. Tani Keita është i gatshëm dhe në stërvitje por tregon formë të mire, për momentin duhet të pret që të riaftësohet totalisht dhe kur i vjen mundësia të tregojë veten”, u shpreh Klopp.

Liverpooli sonte në xhironë e 5-të të fazes së grupeve në Champions League takohet me Paris Saint Germainin në udhëtim, derisa klubi nga “Merseyside” kryeson grupin C me 6 pikë një më shumë se kundërshtari i sontëm.