Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp pret një ndeshje të vështirë me rivalin për titull Manchester Cityn pas fitores 2-0 mbrëmë ndaj Wolves në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë.

Liverpooli e mposhti mbrëmë Wolves 2-0 me golin e Salahut dhe Virgil van Dijk dhe momentalisht ka katër pikë diferencë me Cityn, që luan sot prej orës 16:00 kundër Crystal Palace.

“Ishte e qartë se e tërë loja do të ishte e vështirë”, tha Klopp pas ndeshjes me Wolves.

“Kemi Cityn duke na pritur pas kësaj dhe kjo do të jetë e vështirë për djelmoshat, mirëpo ata treguan se janë gati për Cityn”.

Liverpooli fillimisht do të luajë në shtëpi kundër Newcastle dhe Arsenalit, pastaj me 3 janar të vitit 2019 luan si mysafir ndaj Manchester Cityt.