Klopp lavdëron ndikimin e Milnerit në dhomat e zhveshjes

Pas barazimit 1-1 që Liverpooli e koleksionoi përballë Arsenalit në fundjavë, Jurgen Klopp e ka veçuar James Milnerin për paraqitjen por edhe për ndikimin në skuadër.

Milner e shënoi golin e avantazhit provizor për “The Reds” në “Emirates” para se Lacazete ta barazonte rezultatin. Klopp zbuloi se Milner shpesh ka fjalë të ashpra për bashkëlojtarët në dhomat e zhveshjes.

“Ne kishim një formacion kompakt, dhe duhej ta detyronim Arsenalin të pasojë topin diku ku ne bënim presion, nuk ishte aq e komplikuar. Mënyra më e mirë për ta aplikuar këtë është nga momenti i parë i lojës për t’u bazuar pastaj në të, por ne nuk e bëmë një gjë të tillë. Dhe i pari që e vërejti ishte Milner dhe nuk ishte i lumtur. Kjo është situata në dhomat e zhveshjes me shumë burra dhe me shumë testosterone. Unë flas në zhveshtore por ndonjëherë para se unë të filloj të flasë, djemtë bisedojnë pak. Milner është një lider i vërtetë”, deklaroi Klopp.

Trajneri gjerman tutje shtoi se James Milner pavarësisht moshës e meriton të rikthehet në kombëtaren e Anglisë pas formës së jashtëzakonshme të treguar te Liverpooli.