Naby Keita dhe Jordan Henderson do të mungojnë në përballjen ndaj Arsenalit nesër në “Emirates”, ndërsa janë në dyshim edhe për sfidën me Crvena Zvezdën mesjavën e ardhshme në Champions League, ka konfirmuar trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Henderson është lënduar në kofshë në takimin ndaj Huddersfieldit para 10 ditëve, teksa dëmtim të ngjashëm ka pësuar edhe Keita derisa kurse e reprezentuesit të Guinesë është më e mirë dhe është pranë rikthimit.
“Henderson ndihet shumë mirë por duket se në fillim të javës së ardhshme do të fillojë me stërvitjet. Ndërsa Keita do të rikthehet në fund të kësaj jave, por kjo nuk bën ndonjë dallim në gatishmërinë e tij për të luajtur në ndeshjet e rradhës. Në futboll edhe një lëndim i lehtë merr 10 ditë minimumi për t’u rikuperuar, jeni me shumë fat nëse pësoni lëndime të tilla. Por Henderson e Keita janë totalisht në kohë me rikthimin nga lëndimi ashtu siç kemi pritur, teksa në fundjavën e ardhshme që të dy do të jenë të gatshëm”, nënvizoi Klopp.
Në anën tjetër trajneri gjerman tregoi se Mohamed Salah nuk ka ndonjë shqetësim serioz dhe do të jetë i gatshëm për super sfidën kundër Arsenalit.







