Shorti

Klopp: Këto dy skuadra kam dashur t’i evitoi në shortin e Ligës së Kampionëve

Edhe pse në letër shorti i Liverpoolit në Ligën e Kampionëve nuk duket aspak i lehtë kundër Bayern Munich, ‘The Reds’ kanë arritur të evitojnë dy skuadrat që Jurgen Klopp nuk i ka dashur në 1/16.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se në shortin e hedhur ditën e hënë ka synuar të evitojë liderët e Bundesligës, Borussi Dortmundin, dhe kampionët e Serie A, skuadrën e Juventus.

Liverpool në fazën e 1/16, do të takohet me Bayern Munich, shkruan lajmi.net.

“Kanë qenë dy skuadra që kam dashur t’i evitojë”, ka deklaruar Klopp.

“Dortmund dhe Juventus. Skuadra e Juventusit është e fortë dhe ka një mbrojtje me përvojë. Do të jetë vështirë për t’i mposhtur ata këtë sezon”.