Trajneri i Liverpoolit

Klopp kërkon më shumë nga Shaqiri

Jurgen Klopp i është gëzuar rikthimit të rezultatit në ndeshjen e mbrëmshme në udhëtim te Burneley, teksa “The Reds” triumfuan me rezultat 1-3.

Liverpooli u ndodh në disavantazh pas golit të Cork, por arriti të kundërpërgjigjet shpejt me golat e Milner, Firmos dhe sulmuesit nga Zhegra, Xherdan Shaqiri, derisa prej këtij të fundit, Klopp kërkon më shumë pavarësisht golit të realizuar.

“Të jem i sinqertë nuk e kritikoj apo fajësoj askënd, por të gjithë ne e dimë se Shaqiri mund të luajë më mirë, të përdor shpejtësinë e tij dhe gjëra të ngjashme. I vetmi që kthehej prapa ishte Milner derisa Keita e bëri dallimin. Goditja e tij në pjesën e parë ishte rasti i vetëm i krijuar nga ne. Unë kam kërkuar që ai të kishte më shumë topin në posedim”, tha Klopp.

Liverpooli me fitoren e fundit ka arritur startin më të mirë në Premier League, kompeticion në të cilin ende nuk e ka provuar shijen e humbjes, teksa ndodhet 2 pikë prapa liderit Manchester Cityt, të cilët kanë një ndeshje të vështirë në udhëtim te Chelsea të shtunën, përballje nga e cila “The Reds” synojnë të përfitojnë.