Klopp i nervozuar me vendimet e gjyqtarit pas humbjes ndaj PSG-së
Neymar shënoi golin e fitores për Paris Saint Germainin ndaj Liverpoolit në Champions League, por ylli brazilian u kritikua nga trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp.
Gjyqtari i takimit, Szymon Marciniak ndëshkoi me karton të verdhë 6 lojtarë të Liverpoolit, ndërsa vendim i diskutueshëm ishte mungesa e kartonit të kuq për mesfushorin e PSG-së, Marco Verattin që ndërhyu ashpër në Joe Gomezin.
Ndërkohë, edhe penalltia për klubin anglez u akordua me vonesë, me Klopp që ishte i nervozuar me vendimet e gjyqtarit polak.
“E kisha ndjesinë se ndeshja ishte e hapur ende pa e shënuar golin, realizuam pasi që dikush u desh ta bindte gjyqtarin se ishte penallti. E di se tani titujt do të jenë se ‘Klopp e tha këtë’, por numri i ndërprerjeve ishte shumë i madh. Në Angli e kemi fituar dy herë çmimin për skuadrën “Fair Play”, por ndaj PSG-së dukeshim sikur kasapë pas kartonave të verdhë. Ishte veprim i zgjuar nga Neymar dhe bashkëlojtarët të rrëzoheshin në tokë sikur të kishte ndodhur diçka serioze, pastaj nuk ne e humbëm qetësinë. Nëse gjyqtarët lejojnë të ndodhin këto gjëra, atëherë duhet të ballafaqohemi me këtë fakt”, deklaroi Klopp.
Trajneri i Liverpoolit tutje shtoi se Verrati duhej të përjashtohej nga loja, por theksoi se mendimi i tij nuk ndryshon asgjë.
Nënkampionët e Europës duhet të mposhtin Napolin me dy gola diferencë në ndeshjen e fundit të grupit C që zhvillohet në “Anfield”, në mënyrë që të kalojnë në fazën tjetër të Champions Leagues.