Festa e zbehtë

Klopp hedh poshtë spekulimet se Salah nuk është i lumtur

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp insiston se gjithçka është në rregull me Mohamed Salah, i cili festoi dy golat e realizuar ndaj Crvena Zvezdës në një mënyrë të qetë.

Salah e çoi në 50 numrin e golave të shënuar me Liverpoolin në fitoren e thellë 4-0 kundër klubit serb.

Por festa e zbehtë pas shënimit të golave ra në sy, ndërsa Klopp ka mohuar të ketë ndonjë problem me sulmuesin egjiptian që ka 6 gola në 13 paraqitje në të gjitha kompeticionet gjatë këtij sezoni.

“Ai është totalisht mirë. Nëse nuk ka festuar ndoshta është se ju e keni bezdisur duke e pyetur për rekordin e tij të golave. Sinqerisht ne nuk kemi folur për këtë gjë. Unë e pyes vazhdimisht se si ndihet me faktin se nuk ka shënuar si në sezonin e kaluar. Nuk jam i çmendur, është gjithçka në rregull”, deklaroi Klopp.

Salah është rikthyer fuqishëm pas pauzës së kombëtareve duke shënuar edhe ndaj Huddersfieldit fundjavën e kaluar, ndërsa të shtunën “The Reds” takohen me Cardiff Cityn.