Klopp: Guardiola e di që gara për titull nuk ka mbaruar

Jurgen Klopp thotë se nuk i ka kushtuar shumë vëmendje urimit sarkastik të Pep Guardiolës, i cili e tha me shaka javën e kaluar se Liverpooli tashmë e ka fituar titullin në Premierligë.

Humbja tronditëse e Manchester City 3:2 kundër Norwich javën e kaluar, bëri që Liverpooli të krijojë një epërsi prej pesë pikëve ndaj kampionit në fuqi, duke e nxitur Guardiolës të deklarojë: “Urime Liverpool, ju jeni kampionë!”.

Skuadra e trajnerit spanjoll iu kundërpërgjigj asaj humbjeje me fitoren në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtarit në mesjavë, si dhe me një triumf madhështor 8:0 kundër Watford në Premierligë këtë fundjavë.

Prandaj trajneri i të kuqve Klopp nuk mendon se lufta për titull në Premierligë ka mbaruar.

“(Titulli) nuk është fituar tashmë. Pep e di këtë shumë mirë. Prandaj edhe unë e kuptoj – 100 për qind – se ai bëri shaka kur e tha këtë”, tha Klopp.

“Ne i kemi zhvilluar vetëm pesë ndeshje, prandaj shumë gjëra mund të ndodhin. Thjesht nuk mund ta parashikosh të ardhmen kaq larg”, shtoi ai.

Për ta ruajtur epërsinë prej pesë pikëve, skuadra e Kloppit Liverpool duhet ta fitojë derbin e sotëm kundër Chelsea.

loading…