Trajneri i Liverpoolit

Klopp: Gjashtë pikë nuk janë asgjë në Premier Ligë

“The Reds” pritet ta përfundojnë të parët vitin 2018, por menaxheri i tyre tashmë është i zënë më dy ndeshjet e radhës që e presin duke nisur që nga ky vikend.

Jurgen Klopp ka insistuar se gjashtë pikë nuk janë asgjë në krye të Premier Ligës dhe se ata nuk kanë arsye për të festuar derisa i ka sugjeruar lojtarëve të Liverpoolit që të mbesin të fokusuar në garën për titull.

“Kjo nuk do të thotë asgjë”, tha gjermani i cili shtoi se dështimi në dy ndeshje dhe atyre mund të ia marrë kreun Tottenhami.

“Ne luajmë kundër Arsenalit dhe Cityt ndeshjet e radhës. Është mirë që kemi gjashtë pikë më shumë se skuadrat e tjera por do të ishte mirë që ne të kemi më shumë, duke krijuar një bazë për tërë sezonit. Tani, pjesa e parë e sezonit ka përfunduar”.

“Ne dëshirojmë që ta krijojmë historinë tonë. Numrat janë të mirë, situata është e mirë, por janë edhe 19 ndeshje dhe ne të arrimë në finale”.

“Kështu, ne luajmë kundër Arsenalit, kundër City, kundër Tottenhamit dhe tërë këtyre skuadrave. Është shumë e vështirë, është një rrugë e gjatë shumë e vështirë deri në fund”, ka thënë trajneri gjerman.