Premierliga

Klopp flet për situatën e Nunez para ndeshjes me Arsenalin

Skuadra e Arsenalit dhe Liverpoolit do të luajnë ndeshjen e rëndësishme për javën e 23-të në Premier League gjatë këtij vikendi.

Jurgen Klopp, trajneri gjerman u paraqit në konferencë për media para ndeshjes në të dielën.

Sulmuesi i Kombëtares së Uruguait, Darwin Nunez pritet të mungoj në këtë takim për shkak të një shqetësimi të vogël.

Për këtë foli edhe Jurgen Klopp në konferencë për media.

“Nuk e di nëse Darwin do të jetë i gatshëm. Në stërvitje ai ndjeu një dhimbje dhe u largua nga fusha”, u shpreh Klopp

Kujtojmë që Darëin Nunez në ndeshjen ndaj Chelseat u fut në histori duke goditur shtatë herë shtyllën./