Këtë të shtunë, Liverpool ndau imazhe të takimit të Jurgen Klopp me Sven-Goran Eriksson. Më pas Eriksson do të jetë trajner i skuadrës së legjendave të Liverpoolit ndaj Ajaxit, në një ndeshje solidariteti.
Ish-trajneri i njohur suedez, i cili ka drejtuar edhe ‘Tre Luanët’ e Anglisë, së fundmi zbuloi se vuan nga kanceri terminal dhe, në atë kohë, deklaroi se gjithçka që donte të bënte ishte trajneri i Liverpoolit. Endërra e tij u realizua…
Në konferencën për shtyp që prezantoi këtë ndeshje, Eriksson zbuloi se po jetonte “një ëndërr” dhe se është i lumtur që do të “festohet” derisa është gjallë.







