Jurgen Klopp “në qiellin e shtatë” pas përmbysjes historike ndaj Barcelonë në “Anfield”.
Për trajnerin gjerman është finalja e tretë e Championsit, dy prej të cilave i ka humbur.
“Kjo mbrëmje ishte vërtet e veçantë. Kam përjetuar netë të tjera të veçanta në futboll, por kjo ishte ndryshe. Djemtë treguan karakter të madh dhe një futboll spektakolar. I shihja në sy djemtë dhe ata nuk arrin madje të qeshnin nga emocionet. Nëse do të më pyesnit para ndeshjes, do të përgjigjesha se mundësitë ishin minimale. U kisha thënë djemve që të shënosh katër gola është shumë e vështirë, por vetëm ata mund t’ia dilnin. Kjo ndodhi.”
Në një pozitë shumë të vështirë, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk gjen fjalë për të shpjeguar këtë humbje të thellë. Në fakt, për të nuk ishte e rastësishme, pasi vetëm një vit më parë u eliminua në një mënyrë po kaq të turpshme nga Roma.
“Një rezultat i tmerrshëm për ne dhe tifozët tanë. Një humbje e shëmtuar, por nuk mund të mos përgëzoj Liverpoolin. Nuk mund të shfajësohemi për asgjë kur humbet në këtë mënyrë.”








