Klopp: Chelsea më kujton Dortmundin e para disa viteve

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se Chelsea aktual i kujton Dortmundin e para disa viteve.

Ai ka thënë se lojtarët e rinj të Chelseat, Tammy Abraham dhe Mason Mount tani vlerësohen mbi 60 milionë euro.

Skuadra e tij do të udhëtojë të dielën në Stamford Bridge, në derbin kryesor të javës së gjashtë në Premier Ligë.

“Chelsea është skuadër e mirë, më kujton Dortmundin e para disa viteve. E blenë Pulisicin për 60 milionë euro. Lojtarët e tjerë kanë po ashtu të njëjtën vlerë. Abraham e Mount kushtojnë 60 milionë euro ose më shumë. Hudson-Odoi vlen për këtë shifër gjithashtu”, deklaroi ai.

loading…