Klodian Duro e nis me barazim aventurën me Feronikelin

Klodian Duro ka debutuar në stolin e Feronikeli në Superligë, me një barazim pa gola kundër Trepçës ’89 të dielën në Mitrovicë.

Kriza e Feronikeli po shkon duke u thelluar, pasi klubi nga Drenasi nuk mundi të marrë më shumë se një barazim pa gola kundër Trepçës ’89 në Riza Lushta.

Kjo është ndeshja e pestë më radhë pa fitore për ish-kampionin e Kosovës, ndërsa barazimi i tretë në pesë ndeshjet e fundit.

Nikli i ndau rrugët me trajnerin Afrim Tovërlani në fillim të këtij muaji pas humbjes kundër Dritës dhe në vend të tij e solli ish-përfaqësuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Duro.

Duro nënshkroi kontratë dyvjeçare me Feronikelin por nuk arriti të shtrijë ndikim në lojën e parë në stol.

Feronikeli mbetet i parafundit në Superligë me vetëm gjashtë pikë nga po kaq ndeshje, tri më shumë se Besa dhe pesë më shumë se Llapi në dy pozitat e fundit.

Trepça, ndërkohë, shkon në një seri prej tri ndeshjeve pa fitore, dy humbje dhe një barazim dhe ngel në pozitën e shtatë me shtatë pikë.