Faton Klinaku

Klinaku: Të merresh vetëm me serbët e veriu dhe jo me shqiptarët e Luginës së Preshevës është politikë antikombëtare

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë me dije se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të dërgon në autonomi e më vonë ndarje të veriut nga Kosova.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se reciprociteti në mes të Kosovës dhe Serbisë do të dërgonte në ‘shkëmbim të territoreve’.

Sipas tij, të merresh vetëm me problemin e serbëve të dhe me problemin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është e dëmshme për Kosovën.

“Meqenëse mediat po më thërrasin rreth qëndrimit për asociacionin, ju them se unë kam folur shumë vite më parë. – Reciprociteti në mes të Kosovës dhe Serbisë, detyrimisht do të dërgonte në ‘shkëmbim të territoreve’. – Asociacioni i komunave me shumicë serbe, detyrimisht do të dërgonte në autonomi e më vonë ndarje të atij territori nga Kosova. Të merresh vetëm me problemin e serbëve në Mitrovicën veriore, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq e të mos merresh edhe me problemin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, përveç që është e dëmshme për Kosovën, është edhe politikë antikombëtare”, ka shkruar Klinaku.