Barcelona nuk do të mund të blejë lojtarë të Liverpoolit për tre vitet e ardhshme.
Raportimet e mediave spanjolle flasin se një kusht të tillë e ka imponuar klubi anglez gjatë transferimtit të Coutinhos drejt “Camp Nout” si një klauzolë të mirëfilltë në kontratën e tij.
Pra me pak fjalë “Blaugranat” nuk mund të blejnë lojtarë të tjerë nga “Anfield” për dy sezonet e ardhshme duke qënë se transferimi Coutinhos ka ndodhur në janar të këtij viti.
Sulmuesi brazilian mbërriti nën urdhrat e Valverdes pas një sage të merkatos që u zhvillua mes dy klubeve europiane me Barcelonën që kërkonte prej kohësh me insistim një zëvendesues të denjë të Neymar.
Katalanasit projektuan tek 26 vjeçari Coutinho trashëgimtarin e fenomenit Neymar por Jürgen Klopp ia u vështisoi punët duke refuzuar dy herë ofertën e spanjollëve. Gjithsesi operacioni u mbyll me sukses në 6 janar të ktij vitit falë shifrave shumë të larta.
160 milionë euro shkuan për Liverpoolin një pagë vjetore prej 14 milionë eurosh deri në vitin 2023 për Coutinhon ndërkohë që në kontratë sikundër thamë nuk është përfshirë vetëm klazuola prej 400 milionë eruosh në rast largimi por dhe embargo që ndalon katalanasit të blejnë lojtarë të tjerë nga “Anfield” deri në 2021-in.
Për një lojtar të talentuar, plot kualitet dhe teknikë të çmuar si ajo e Coutinhos investimi ka qënë tërësisht i justifikuar.







