Në kampionatin australian, Brisbane Roar, ish skuadra ku shpërtheu vite më parë Besart Berisha, humbi thellë 3-5 në shtëpi me Adelaide United.

Por më shumë se rezultati i këtij takimi tërhoqi vëmendjen penalltia e realizuar nga futbollisti vendës, Eric Bautheac, për rezultatin e përkohshëm 3-2.

31-vjeçari francez vendosi të realizonte një “Panenka”, që vetëm e tillë nuk mund të etiketohet, megjithatë, për fatin e tij, topi përfundoi në rrjetë, duke habitur të pranishmit në stadium.

Të kopjosh ekzekutimin e is -futbollistit çekosllovak nuk do vetëm guxim, por edhe cilësi.

https://www.youtube.com/watch?v=AhM50h1DsEc