Edhe pse rezultati i përgjithshëm i dy ndeshjeve mes Manchester Cityt dhe Tottenham ishte 4-4, skuadra e Mauricio Pochettino ka kaluar në gjysmëfinale falë golave të shënuar si skuadër mysafire.

Shtatë golat e shënuara në ndeshjen e kthimit në ‘Etihad Stadium’, kanë pasur episodet e tyre të dyshimta.

Në mediet sportive ndërkombëtare është duke u komentuar goli i tretë i Tottenhamit, i cili u shënua nga sulmuesi Fernando Llorente.

Edhe pse gjyqtari Cuneyt Çakır, e kontrolloi në disa kënde këtë moment në pamjet që iu dhuruan nga VAR, nuk arriti që të kishte një pamje të qartë që të përcaktonte përfundimisht se sulmuesi e preku topin me dorë para se të shkonte në rrjetë.

The angle the referee DIDN'T see: The ball hits Fernando Llorente's arm as he scores Tottenham’s vital third goal… but the footage wasn't used in the VAR review https://t.co/1B7ssVmmKP pic.twitter.com/hNvxDuq1ae

— Mail Sport (@MailSport) April 18, 2019

Nga pamjet e publikuar, shihet se topi fillimisht ka prekur krahun e Llorentes, para se të përfundonte në portën e Ederson.