BBVA

“Kjo ka përdorur shumë gjëra, përdor shtratin” – Eskalon debati mes Ilnisës dhe Sarës, përfshihen Meritoni e Bardhi

Duket se çiftet në BBVA, Sara-Bardhi dhe Ilnisa-Meritoni nuk po e çojnë edhe aq mirë mes vete.

Ka pasur shumë debate dhe zënka mes Ilnisës dhe Sarës, por në to janë përfshirë edhe djemtë; Meritoni dhe Bardhi.

Debati ka vijuar kështu:

Sara: “E kanë parë të gjithë që unë i kam kërkuar fairplay. Kam dëgjuar që ajo më ruan nga Bardhdi dhe kam dashur që bisedat tona të jenë mes nesh, pa ndërhyrjen e djemve. I kam thënë që nuk më intereson gjë nëse Meritoni është i lumtur. I kam kërkuar lojë të pastër, vetëm unë dhe Ilnisa, i kam thënë lëri djemtë jashtë se janë shok që jashtë. Bardhit i kërkova ndërhyrjen sepse mendova që ishte momenti i duhur, sepse ishte e rëndë kur tha që ‘ty dhe po nuk të gjetën në rrugë nuk të marrin’.”

Ilnisa: “Gjëja që di të bësh më mirë është të gënjesh, të kamuflohesh. Je shumë e zonja të manipulosh. Të kam nxjerrë perla nga goja.“

Sara: “Ti më provokon gjatë githë kohës, mos fut në sherr këta të dy. Nuk mendo që Bardhi e mendon vërtet se unë po luaj me këtë gjë. Kjo nuk ka lidhje me dashurinë e tyre, se sa me personalitetin që shoh te Sara. Në mendimin tim, ata janë komplet të kundërt.”

Sara: “Nuk ka çfarë të duhet ty, më ka zgjedhur ky.”

Ilnisa: “Kjo ka përdorur shumë gjëra, përdor shtratin…”

Sara: “Unë që kam respekt për Meritonin, për ty e kam bërë të qartë që nuk kam.”

Meritoni: “Nuk është e drejtë as nga Ilnsia, as nga Sara që na përmend mua dhe Bardhin. Unë komunikimin me Bardhin e kam intim, i kam thënë dhe nëse Ilnisa të thotë diçka që nuk të pëlqen ktheju. Sara i ka thënë shumë gjëra në mënyrë të keqe dhe jo në mënyrë të qetë. Në mënyrë tendecioze. Bardhi është shumë i pjekur për ju të dyja, nuk më pëlqen hiç.“

Bardhi: Më pengoi shumë fjala, por si shoku i shokut tim nuk fola. Ilnisa ka bërë lojë të pistë. E mendoj këtë tani, uroj mos ta kem. Kam pasur marrëdhënie shumë të mirë me të. I kam thënë që ka pasur votat e nënës sime. Por momentalisht mendoj që ka bërë lojë të pistë. Edhe po të mos ishte Sara, unë do të kisha reaguar. Të dyja i kam kritikuar. Nëse vazhdoj të përmendem bashkë me Meritonin, do të reagojmë, do të luajmë pisët.”