Prishtina e siguroi vend në mesin e 16 ekipeve më të mira në Kupën Evropiane të FIBA-s, pas fitores historike ndaj Pinar Karsiyaka të mërkurën në kryeqytet.

Prishtina i mposhti mysafirët nga Turqia me rezultat 82:78, në ndeshjen e fundit të Grupit I në FIBA Europe Cup.

Me këtë fitore, Prishtina kalon në vendin e tretë në Grupin I dhe kështu e siguron një vend në mesin e 16 ekipeve më të mira në këtë garë.

https://www.instagram.com/p/BqvJp-WHaYq/?utm_source=ig_embed

Kjo është hera e parë që Prishtina e siguron play-offin në këtë garë, si dhe bëhet klubi i parë kosovar që e arrin një veçori të tillë.