Kjo ishte arsyeja pse Barcelona hoqi dorë nga De Ligt

Neymar dhe De Ligt ishin dy synimet e mëdha të verës për Barcelonën, që gjithsesi nuk arriti të transferojë në “Camp Nou” asnjërin prej tyre, ndërsa ka qenë vetë Drejtori Ekzekutiv i katalanëve, që ka shpjeguar shkaqet e dështimit.

“Për Neymar nuk e gjetëm asnjëherë gjuhën e përbashkët me Paris Saint Germain, ndërsa me De Ligt dështuam për arsye që nuk varen nga ne. Ai zgjodhi Juventusin, pasi atje mund të fitojë më shumë, për shkak të sistemit të taksimit, ndryshe nga Spanja, ku paga bruto do t’i përgjysmohej”, tha Oscar Grau.

loading…