Mediat italiane raportojnë se Erick Thohir do t’i shesë 30 për qind të aksioneve të tij në Interi te kompania nga Hong Kongu për 150 milionë euro, duke ua shtuar shpresat zikaltërve.

Sipas La Gazzrtta dello Sport dhe shumë mediave tjera italiane, kompania nga Hong Kongu është e interesuar të investojë në Inter, prandaj dhe ka vendosur t’i blejë 30 për qind të aksioneve në klub për 150 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Mbi të gjitha, kjo kompani nga Hong Kongu do të investojë shumë në Inter dhe do t’i ndajë shpenzimet me Suning Group për përforcimin e skuadrës.

Interi është shumë pranë të lirohet nga parametrat e Financial Fair Play të UEFA-s dhe më pastaj do të jetë në gjendje të blejë lojtarë të rinj për shuma të larta parash.

Thohiri i bleu Interin nga Massimo Moratti në tetor të vitit 2013.