Kjo është shuma që fituan Joshua dhe Ruiz nga ky meç

Anthony Joshua e ka fituar super revanshin e zhvilluar në Arabinë Saudite kundër Andy Ruiz Jr, pas 12 raundeve.

Boksieri britanik është shpallur për herë të dytë kampion botëror.

Boksieri me prejardhje nigeriane ishte më i mirë në shumicën e raundeve, kundrejt Andy Ruiz i cili nuk ishte aspak në natën e tij.

Me vendim unanim, ai u shpall fitues pas 12 raundeve të zhvilluara dhe tashmë në rripin e tij mban sërish titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Ndonëse shifrat për këtë meç janë sekrete, mediet të ndryshme botërore janë dhënë shifrat rreth këtij meçi.

Totali i këtij meçi ishte 60 milion, kurse 40 milion ishin nga organizatorët e që është shteti i Arabisë Saudite.

Ruiz i ka inkasuar në konton e tij nëntë milion, kurse fituesi Joshua dyfishin e kësaj shume.