Qëndrim Zyba sot është prezantuar te skuadra çeke, Slovan Liberec.
Zyba pas një aventure jo shumë të suksesshme në Poloni te Legia Warszawa, ku ishte i huazuar nga Ballkani sot është prezantuar te Slovan ku skuadra çeke edhe ka blerë kartonin nga Ballkani.
Sipas burimeve Ballkani ka fituar 500 mijë euro nga ky transfer pra aq sa ka qenë edhe vlera e tij në transfermark.
Të kujtojmë se Zyba është edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës. /Ballkani.info







