Kjo është shuma e fituar nga FSHF me shitjen e biletave në ndeshjen ndaj Francës

Shqipëria e ka nisur keq aventurën në stadiumin e ri ”Arena Kombëtare”, duke u mposhtur 0-2 nga Franca.

Por kjo është vetëm sa i përket fushës, pasi jashtë saj ata kanë korrur suksese me fitime marramendëse.

Siç raportohet nga mediat atje, Federata Shqiptare e Futbollit ka arkëtuar përafërsisht 410 mijë euro për një natë.

”Arena Kombëtare” apo siç quhet ndryshe ”Air Albania Stadium” u inagurua dje dhe stadiumi ishte i tejmbushur.

Të gjitha biletat u shitën dhe mbrëmë ishin të pranishëm rreth 21 mijë tifozë.