Milani

“Kjo është shtëpia jonë” – Milani e feston rikthimin në Ligën e Kampionëve

Milani po e feston rikthimin në Ligën e Kampionëve pas hiç më pak se shtatë vjetëve mungesë në garën më prestigjioze evropiane për klube, të cilën e quan shtëpi të veten.

Milani e siguroi pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve në ditën e fundit të sezonit në Serie A, pasi e mundi Atalantën 2:0 dhe e përfundoi kampionatin në vendin e dytë.

Franck Kessie shënoi dy herë nga pika e bardhë për t’ia siguruar kuqezinjve triumfin vendimtar dhe për ta ndihmuar skuadrën e Stefano Piolit ta arrijë synimin kryesor.

Milani e mbaroi sezonin në vendin e dytë, mbi Atalantën dhe Juventusin në top katërshe. Ato bashkë me Interin do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Milani rikthehet në Ligën e Kampionëve për herë të parë që prej sezonit 2013/14.

Në një reagim në Twitter, gjiganti italian shkroi: “Ne jemi Ac Milan, ne jemi në Ligën e Kampionëve. Kjo është shtëpia jonë”.