Fituesi i Kupës së Botës në Francë kthehet në Torino, në mes të spekulimeve të vazhdueshme për mundësinë e ribashkimit me klubin e Allianz Stadium.
Trajneri i Manchester United Jose Mourinho i ka thënë Paul Pogba që të përqendrohet në luftën për fanellën e skuadrës sonte kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Pogba u largua nga United në 2012 për të nënshkruar për Juve, përpara se të kthehej në Old Trafford në atë që ishte një rekord botëror prej 89 milionë funtesh në vitin 2016.
Ndërsa fituesi i Kupës së Botës përgatitet të kthehet në Torino për herë të parë në përleshjet e Ligës së Kampionëve, Mourinho i ka kërkuar atij të përqendrohet në detyrat e tij, duke pranuar se do të jetë një moment emocional.
“Unë imagjinoj se kjo do të jetë një punë e madhe për Pogba, në të njëjtën mënyrë sikurse Cristiano ishte profesionist – ai e bëri punën e tij, luftoi për ekipin e tij dhe dha gjithçka që duhej. Ma merr mendja se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Pogba tash- pak emocione në fillim të takimit. Por ky është futbolli dhe ai bartë fanellën e United dhe ai duhet të luftojë për të”, porositi eksperti portugez.







