Kjo është penalltia më e bukur e Ligës së Evropës: E shënoi kosovari Kololli (VIDEO)

Benjamin Kololli ka shënuar gol në Europa League kundër Napolit

Napoli e ka kryer detyrën në ndeshjen e parë në Europa League, duke e mposhtur 3-1 në udhëtim Zurichun e shqiptarëve.

Napoli u tregua shumë i fortë për Zurichun, të cilët pësuan tre gola – dy në pjesën e parë dhe një në atë të dytë.

Por, Benjamin Kololli, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, arriti të shënojë një gol në minutën e 80’ nga pika e bardhë, për të mbajtur të hapur këtë eliminatore, edhe pse, duke parë rezultatin 3-1, vështirë se Zurichu do të bëjë diçka në Itali.

Përveç Kolollit, nga minuta e parë për ekipin zviceran luajti edhe Hekuran Kryeziu, ndërsa nuk kishte minuta për lojtarin tjetër të Kombëtares së Kosovës, Mirlind Kryeziu.