Kjo është paga e majme e Muriqit te Galatasarayi

Vedat Muriqi pranon ofertën e Galatasarayit, në Superligën e Turqisë.

Pas negociatave të vazhdueshme më në fund Rizespori ka pranuar ofertën 4 milionë euro të gjigantëve turq për sulmuesin e Kosovës, edhe pse kërkesë fillestare ishte 10 milionë euro.

Nga marrëveshja e arritur Muriqi do të ketë një pagë 1.8 milionë euro në sezon, që në varësi të bonuseve mund të shkojë maksimumi 2.2 milionë euro në sezon.

Sezonin e kaluar Muriqi spikati me 17 gola dhe 8 asistime në Superligën e Turqisë.