këngëtari kosovar

Kjo është modelja e famshme që i ka “rrëmbyer” zemrën Ardian Bujupit FOTO

Ardian Bujupi, këngëtari i famshëm kosovar erdhi ekskluzivisht nga Gjermania për puntatën e katërt të “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.

Bujupi teksa tregonte për albumin e tij të fundit “Rahat”, emrin e të cilit e ka bërë dhe tatuazh në krahun e tij, u pyet nëse dikush i kishte rrëmbyer zemrën apo jo.

Ardiani u përgjigj se “Zhuljeta” që i ka rrëmbyer zemrën e ka emrin Sabrina, ai është i ndarë me të, por ende e do.

Mesa duket, nuk ka qenë vetëm thashethem afërsia midis tij dhe modeles Sabrine Khan në klipin “Modela”, e më në fund pikëpyetja e madhe për publikun u qartësua.