Kjo është Liljana Buzo, plumbat e burrit i morën jetën, la pas 3 fëmijë

Abc ka siguruar foton e Liljana Buzo 54-vjeç e cila mbeti viktimë e plumbave që u gjuajtën në drejtim të saj nga bashkëshorti, Koço Buzo. E ndjera është qëlluar me breshëri  sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku po zhvillonte një seancë për divorcin që kishte nisur me personin që i  mori jetën.

Ndërkohë policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit 58-vjeçarin Koço Buzo. Ky i fundit plagosi gjithashtu edhe dy persona të tjerë për të cilët thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se viktima ka lënë pas tre fëmijë, një vajzë 26-vjeçare si dhe dy djem, 20 dhe 18-vjeçar.