Kjo është letra me të cilën ambasadorja Nikki Haley kërkon largimin e UNMIK-ut nga Kosova

I ashtuquajturi shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se SHBA-të kanë për qëllim nisjen e strategjisë dalëse të Kombeve të Bashkuara nga Kosova.

Me këte e vlerëson inciativën për largimin e misionit të UNMIK-ut nga Kosova.

Gjuriq e ka prezantuar para gazetarëve në Qeverinë e Serbisë, dokumentin të cilin thotë se është letra e ambasadores amerikane pranë OKB-së, Nikki Haley në emër të qeverisë së SHBA, me të cilën përgatitet strategjia për largimin e misionit të OKB-së nga Kosova.

Ai ka thënë se mandanti i UNMIK-ut në Kosovë ka qenë kthimi i serbëve dhe joshqiptarëve, transmeton ballkani.info.

“Largimi i UNMIK-ut do të paraqiste pranimin e mossuksesit dhe kapitullimit në luftën për arritjen e qëllimeve”, ka thënë ai.

Sipas Gjuriqit, miratimi i iniciativës për largimin e UNMIK-ut nga Kosova do të ishte “shuplakë e përgjithshme në hapat paqësor dhe kthimi i presioneve politike”.

“Politikë të tillë Serbia nuk e pranon. Serbia do ta kundërshtoj këtë politikë. Për këtë do të bëjmë konsultime dhe do të flasim me miqtë dhe partnerët tanë, anëtar të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Gjuriq.

Në anën tjetër, dihet botërisht se UNMIK-u në Kosovë më nuk ka asnjë rol, përveç që shpenzon miliona dollarë në staf dhe gjëra të parëndësishme. /Ballkani.info/