Pasi festoi titullin e dytë kampion radhazi në La Liga, Barcelona mund të përqendrohet tashmë te Liga e kampionëve, ku të mërkurën në mbrëmje do të presë Liverpoolin në “Cam Nou”, në sfidën e parë gjysmëfinale.
Përveç Valverdes dhe futbollistëve, një përgatitje mjaft speciale këtij takimi i kanë bërë edhe tifozët “blaugrana”, të cilët do të shpalosin një koreografi spektakolare mbrëmjen e të mërkurës, në stadiumin e tyre.
“Gati të ngjyrosim Europën”, do të jetë motoja e koreografisë, që do të shpaloset mbi një stadium të gjithin kuqeblu, si ngjyrat e skuadrës më të madhe të rajonit të Katalunjës në Spanjë.
Më poshtë është edhe videoja e koreografisë, e cila është shpërndarë nga klubi i Barcelonës në rrjetet sociale.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1122819315944783872?







