Kjo është gjendjen e dy foshnjave të porsalindura që rezultuan pozitiv me Covid-19

Një foshnjë e sapolindur në spitalin e Pejës ka rezultuar pozitiv me Covid-19.  Infermierja Kryesore e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Hidajete Krasniqi thotë se nëna dhe foshnja e cila u lind më datën 31 të muajit të kaluar janë mirë dhe janë liruar menjëherë nga spitali.

“Kemi pasur foshnjën e dytë edhe atë me 31 gusht e cila ka lind në spitalin e Pejës dhe nëna ka qenë me simptoma. I është bërë testi edhe foshnjës së porsalindur dhe të dy kanë rezultuar pozitiv. Foshnja e dytë ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe është liruar në gjendje të mirë dhe s’ka pas nevojë për tretman farmaceutik”, tha Krasniqi për RTK’në.

Por ky nuk është rasti i vetëm. Pozitiv me Covid-19 rezultoi edhe një foshnje tjetër.

“Një fëmijë është pranuar me datën 31 gusht i cili fëmijë ka lind më 17 gusht dhe është liruar në gjendje të mirë shëndetësore. Me 31 ka ardhur me simptoma dhe pas dyshimit për Covid-19 iu është bërë testi dhe ka rezultuar pozitiv.  Foshnja që ka lind më 17 gusht ka qenë e hospitalizuar për tre ditë dhe është liruar sot në gjendje të mirë”, tregoi ajo.

Krasniqi bëri të ditur se nënat e foshnjave nuk ishin të vaksinuara kundër Covid-19.