Kjo është gjendja shëndetësore e dy të plagosurve në Mramor të Prishtinës nga zyrtari policor

Dy persona janë plagosur më 1 maj në fshatin Mramor të Prishtinës, ku i përfshirë është edhe një zyrtar policor.

Ngjarja kishte ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramor të Prishtinës ku dy persona ishin plagosur me armë zjarri.

Demokracia.com ka kontaktuar me kryeshefin e Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, Rexhep Gjyliqi për gjendjen shëndetësore të njërit nga të plagosurit.

Ai ka deklaruar se gjendja e tij është stabile.

“Gjendja e tij është relativisht stabile, me parametrat vital (sistemi imunitar) stabile. Është duke u trajtuar në mjekimin intenziv por mund të ndodhë që jo vetëm tek ky por edhe tek pacientët e tjerë të ndryshoj gjendja”, ka thënë Gjyliqi për Demokracia.com.

Demokracia.com, ka kontaktuar edhe me Avdush Bajgorën, doktor i mjekësisë emergjente.

Ai për Demokracia.com, ka thënë se nuk e din se në cilën klinik është I shtrirë I plagosuri tjetër për shkak se me 1 maj ishte jashtë shtetit.

“Unë nuk kam qenë në Kosovë, ata janë sistemuar në klinika tjera e nuk. Nuk e kam në kujdes nuk kam informatë për të”, ka deklaruar , doktor i mjekësisë emergjente Avdush Bajgora.